Administrata Tatimore njofton se prindërit dhe kujdestarët ligjorë që plotësojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025) mund të përfitojnë për herë të parë rimbursim për shpenzimet arsimore dhe ushqimore të fëmijëve në ngarkim, për individët me të ardhura vjetore deri në 1,2 milion lekë.
Kushti kryesor për përfitim është posedimi i dokumentacionit të plotë: faturave tatimore, kontratave dhe dokumenteve të pagesave për institucionet arsimore apo gjuhët e huaja. Në mungesë të këtyre dokumenteve, shpenzimet nuk njihen për rimbursim.
Rimbursimi përfshin:
Tatim korrespondues 48,000 lekë për çdo fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç.
Shpenzime arsimore deri në 100,000 lekë për fëmijë.
Deklarata DIVA 2025 duhet të dorëzohet deri më 31 mars 2026 dhe përfitimi kryhet përmes e-Filing, në rast se rezulton mbipagesë. Kërkesat për rimbursim mund të refuzohen nëse deklarata është e paplotë, shpenzimet nuk janë të ligjshme ose nuk janë dokumentuar si duhet.
Individët mund të paraqesin deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore për të rregulluar gabimet në të dhënat e dorëzuara.


