Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Egjipti përballet me kufizime të papritura, autoritetet amerikane bllokojnë qëndrimin në Seattle

    Ronaldo shkëlqen me dopietë, Portugalia shpërthen ndaj Uzbekistanit dhe prek fazën tjetër

    Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për një përballje ushtarake me Rusinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tatimet paralajmërojnë kontrolle për tregtinë online dhe shitjen e aksioneve

    January 26, 2026

    Administrata Tatimore po përgatit plane konkrete për monitorimin e tregtisë online gjatë këtij viti, krahas sektorëve që kanë qenë tradicionalisht në fokus, si ndërtimi, turizmi dhe siguria ushqimore. Këtë e bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj.

    Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Petrit Malaj, Binaj tha se po mblidhen të dhëna, përfshirë edhe nga bankat, lidhur me pagesat që realizohen përmes platformave digjitale në kuadër të tregtisë online. Sipas tij, këto raste do të trajtohen nga drejtoritë përkatëse të DPT-së.

    Kreu i Tatimeve nënvizoi se kontrollet sektoriale do të vijojnë edhe në fusha të tjera, të lidhura me aksionet e nisura gjatë vitit të kaluar, si shitja e automjeteve. Për këtë sektor, faza e parë e kontrolleve është drejt përfundimit, me rreth 100 individë të përfshirë dhe rezultate të konsideruara pozitive, ndërsa monitorimi do të vijojë edhe gjatë këtij viti.

    Gjithashtu, si sektor me risk është identifikuar edhe shitja e aksioneve, konkretisht transaksionet mes individëve për kompani të ndryshme, të cilat nuk pasqyrojnë vlerën reale të tregut. Binaj bëri të ditur se Administrata Tatimore ka zhvilluar një model të ri vlerësimi për këto transaksione, të cilat do të adresohen gjatë vitit 2025.

    tatimet tregtia online
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026/ Egjipti përballet me kufizime të papritura, autoritetet amerikane bllokojnë qëndrimin në Seattle

    June 23, 2026

    Ronaldo shkëlqen me dopietë, Portugalia shpërthen ndaj Uzbekistanit dhe prek fazën tjetër

    June 23, 2026

    Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për një përballje ushtarake me Rusinë

    June 23, 2026

    Rrezikoi të mbetej në det të hapur, Policia Kufitare shpëton 46-vjeçarin nga Kosova në Velipojë

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.