Administrata Tatimore ka nisur një fushatë dyjavore sensibilizuese për tregtarët e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me qëllim formalizimin e aktivitetit dhe rritjen e sigurisë ushqimore.
Gjatë kësaj periudhe, tatimpaguesit do të informohen mbi detyrimin për të shoqëruar çdo produkt me faturë të fiskalizuar. Pas fazës informuese, një taskforcë e përbërë nga inspektorë të Hetimit Tatimor do të nisë kontrollet në terren.
DPT paralajmëron se mungesa e faturës do të penalizohet sipas ligjit. Fushata synon zbatimin e ligjit dhe barazi fiskale për të gjithë operatorët në treg.


