Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tatimet, gati regjistrin e pasurive për 13 mijë individët më të pasur më 2026

    September 24, 2024
    Tatimet, gati regjistrin e pasurive për 13 mijë individët më të pasur më 2026

    TIRANË– Gjatë vitit të ardhëm do të përpilohen të dhënat me pasuritë dhe asetet e 12,800 individëve më të pasur të vendit për qëllime taksimi. Ministria e Financave në dokumentin afatmesëm të politikës fiskale njoftoi se do të ngrejë dhe do të aktivizojë brenda vitit 2026 të dhënat për individët më të pasur të vendit, i cili do të ketë për qëllim edhe hetimin e pasurive të pajustifikuara si dhe kryerja e hetimeve të tatimpaguesve dhe individëve bazuar në të dhënat e pasurive.

    Përpos projektit të fiskalizimit, me ligjin e vitit 2020 u krijua Regjistri Qendror i Llogarive Bankare, i cili është një bazë e të dhënave shtetërore. Financat pohojnë se qëllimi i krijimit të këtij regjistri është krijimi i kushteve për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë, për pastrimin e parave dhe produkteve me origjinë nga vepra penale. Në vitin 2022 Shqipëria ndau informacionin e saj me më shumë se 77 juridiksione (përfshirë 24 Shtete Anëtare të BE-së) në vitin 2022.

    Në Maj 2023, është krijuar Drejtoria e informacionit- Sektori i Komunikimit. Prioritare është krijimi i dy sistemeve të rëndësishme, për Tatimet më të dhënat e nevojshme mbi pasuritë totale të individëve, nga palët e treta, për të bërë investigimet përkatëse për përputhshmërinë tatimore.

    Brenda vitit 2026 synohet ngritja e Regjistrit të Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të tatimpaguesit, dhe plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026 (12,800 persona).

    Për krijimin e regjistrit do të përdoren të dhëna nga palë të treta si nga regjistri i shërbimeve publike (elektrike, ujë , regjistri i automjeteve, bashkive për t’i mundësuar Administratës Tatimore hetimin e pasurive të pajustifikuara te taksapaguesve me afat deri dhjetor 2026.

    Ndërtimi i Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve synon vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, ndërtimin e një sistemi verifikimi dhe gjurmimi të të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të kryera për tatimin në pronë. Disa nga problematikat e evidentuara për krijimin e Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve janë mungesa e regjistrave digjitale nga palët e treta (Kadastër, DPSHTRR, Aviacioni Civil, Autoriteti Detar, etj.) dhe informacioni që merret manualisht është i pastrukturuar.

    Krijimi i Regjistrit është parashikuar të bëhet brenda vitit 2026. Ky proces do të kalojë në 2 faza: e para krijimi i një Regjistri të Aseteve me atributet përkatëse, për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026 dhe e dyta analiza e të dhënave./ Monitor

    13 mijë individët më të pasur më 2026 regjistri tatimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.