Site icon Informohu siç duhet

Tani mund të rinovoni dokumentet në çdo zyrë IdentiTek, pa u kufizuar nga vendbanimi

Qytetarët shqiptarë mund të rinovojnë kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike në çdo zyrë IdentiTek në vend, pa u kufizuar nga njësia ku janë regjistruar në Gjendjen Civile.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se ky lehtësim vjen me udhëzimin e ri për të gjitha riaplikimet standarde ose të përshpejtuara. Qëllimi është të rritet aksesueshmëria dhe fleksibiliteti i shërbimit, si dhe të reduktohen koha dhe kostot e lëvizjes për qytetarët.

Rregullimi i vetëm përjashtues lidhet me pasaportat e aplikuara përpara vitit 2012, të cilat do të vazhdojnë të përpunohen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, sipas procedurave ekzistuese.

Pas aplikimit:
Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës ku u krye aplikimi;
Pasaporta biometrike tërhiqet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun përkatës.

IdentiTek konfirmon angazhimin e saj për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve, duke vendosur nevojat e qytetarëve në qendër dhe duke lehtësuar aksesin në shërbimet e identifikimit.

Exit mobile version