Ministri i Jashtëm, Igli Hasani teksa ndodhet në Uashington është takuar me sekretarin e Shtetit Antony Blinken.
Përmes një postimi në platformën X, ministry Igli Hasani ka thënë se ky takim rikonfirmoi angazhimin për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.
“Faleminderit Sekretarit 🇺🇸 Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës. Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.”– ka shkruar ministri Igli Hasani.
Kujtojmë se Hasani së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla janë pjesë e Samitit të NATO-s me rastin e 75-vjetorit të krijimit të aleancës, në Uashington./Radar.al