Site icon Informohu siç duhet

Takimi mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kreut të Zyrës së KiE, fokusi: siguria e gazetarëve

Takimi mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kreut të Zyrës së KiE, fokusi: siguria e gazetarëve

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, u takuan gjatë ditës së sotme.

Fokusi i këtij takimi ishte siguria e gazëetarëve si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në hetimin e këtyre çështjeve.

Çela theksoi rritjen e angazhimit institucional të prokurorisë në këtë drejtim, duke konsideruar si një nga prioritetet e saja.

Nga Giulia Re u shpreh vullneti për të vazhduar mbështetjen e prokurorisë në drejtim të trajnimit të mëtejshëm të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore; sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve, aktivitete që organizohen në kuadër të projektit të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ‘Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri’.

Gjatë këtij takimi u dakordësua nevoja për thellimine koordinimit dhe bashkëpunimit mes palëve në të ardhmen.

 

 

Exit mobile version