SHBA– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, në Washington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani është shprehur se ka pasur një diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.
POSTIMI I PLOTË I OSMANIT:
Takimet në Washington D.C. i filluam me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.
Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.
Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi.