TIRANË- Kryeministri Edi Rama këtë të martë të 24 Marsit ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe ministrin e Drejtësisë Toni Gogu.
Në fokus të takimit te vila 30 me Lamallarin, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat, drejtues të agjencive në varësi të Ministria e Brendshme si dhe anëtarë të kabinetit të tij, ishin disa çështje kyçe të administrimit vendor dhe reformave institucionale.
Diskutimet u përqendruan te ecuria e procesit të adresave, hartimi i një ligji të ri për IKMT, si dhe një qasje e re për rolin e prefektëve, e cila synon rritjen e përgjegjësive dhe fuqizimin e tyre në nivel territorial. Deri më tani takimi u zhvillua edhe në kuadër të zgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, teksa sot është faza finale e intervistimit të kandidatëve./Radar.al

