Në “O2 Arena” të Londrës, këtë të shtunë do të zhvillohet një nga mbrëmjet më të rëndësishme të boksit ndërkombëtar. Krahas duelesh të mëdha si ai për titullin e përkohshëm kampion bote në peshën e rëndë (WBO) mes Fabio Wardley dhe Joseph Parker, në ring do të ngjitet edhe Jurgen Uldedaj, boksieri shqiptar që kërkon të shkruajë historinë.
Uldedaj do të përballet me kamerunasin Rolly Lambert Fogoum për titullin vakant botëror në kategorinë “cruiserweight” të IBO (International Boxing Organization) – një sfidë që e vendos atë për herë të parë si shqiptarin e parë që konkurron për një titull botëror në boksin profesionist.
Me një bilanc mbresëlënës prej 29 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje, 28-vjeçari nga Tirana synon të arrijë atë që asnjë boksier shqiptar nuk ka arritur më parë: kurorën botërore në një organizatë të madhe ndërkombëtare të boksit.
Rivali i tij, Rolly Lambert Fogoum, vjen me 18 fitore, 3 humbje dhe 1 barazim, duke e bërë përballjen edhe më të fortë dhe të paparashikueshme.
Në arenën londineze pritet të ketë një numër të madh tifozësh shqiptarë, që do të mbështesin Uldedajn në sfidën e tij historike për titullin e kampionit të botës në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg).
Almost time to make Albanian history for Juergen Uldedaj #ParkerWardley | Tomorrow | The O2, London | Watch LIVE on @DAZNBoxing PPV pic.twitter.com/aXRvcggsp0
— Queensberry Promotions (@Queensberry) October 24, 2025


