TIRANË– Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha janë pjesë e një aktiviteti ku po flitet në lidhje me për sigurinë në shkolla, ku janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin.
FJALA E RAMËS:
Nuk jemi fokusuar vetëm tek godinat dhe infrastruktura, por edhe tek fuqizimi i autoritetit të mësuesit dhe motivimi i vazhdueshëm i trupës mësimore. Këtë e kemi bërë me të gjitha mënyrat e nevojshme por mbi të gjitha duke vendosur si objektiv strategjik të politikës tonë, rritjen e vazhdueshme të pagave të mësuesve.
Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor, që pagën mesatare të mësuesve ta kemi 950 euro. Është një rritje domethënëse brenda së cilës ka një përshkallëzim sipas eksperiencës dhe sipas kritereve të vendosura në një rrugëtim të mësuesve, ku ata që dallohen të paguhen më mirë. Ne nuk kemi ndërmend të ndalemi këtu. Synimi është që në 2030 Shqipëria të jetë kampion në të gjitha drejtimet, kryesore anëtarësimi në BE.

