Ditën e sotme në rrjet bëri bujë lajmi se Sylvinho mund të largohet nga Kombëtarja shqiptare.
Ky aludim vjen pas një zbulimi se trajneri i kuqezinjve ka një mundësi punësimi në SHBA, aty ku Inter Miami po mendon të ndajë rrugët me teknikun aktual, Tata Martinos.
Tashmë pritet që trajneri 61-vjeçar të japë dorëheheqjen nga momenti në moment.
Në krahun tjetër, klubi amerikan ka nisur punën për të gjetur pasuesin.
Sipas “Mundo Deportivo”, në listën e Inter Miami është edhe trajneri i Shqipërisë Sylvinho.
Megjithatë, braziliani do të ketë një garë të vështirë pasi aty është edhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi.