Një nga çiftet më të dashura të skenës muzikore shqiptare, Vesa Luma dhe Big Basta, kanë festuar një moment të paharrueshëm në jetën e tyre – 10-vjetorin e martesës.
Reperi ka zgjedhur ta shënojë këtë përvjetor me një gjest të veçantë për partneren e tij. Vesa u surprizua me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me dedikim të ndjerë dhe një unazë unike, simbol i një dekade dashurie dhe bashkëjetese.
Në kartolinë, Big Basta i shprehej bashkëshortes: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin mami dhe gruaja më e mirë në botë.”

Historia e dashurisë së çiftit, e nisur vite më parë, ka sfiduar kohën dhe vështirësitë, duke u kthyer në një shembull të marrëdhënieve të qëndrueshme në shoubiz.
Ata janë gjithashtu prindër të djalit të tyre, Lian, i cili shpesh shfaqet në postimet e tyre dhe mbetet arsyeja kryesore e lumturisë së tyre.
Ky 10-vjetor shënon një kapitull të ri për Vesën dhe Big Bastën, duke vulosur edhe një herë premtimin e tyre për dashuri dhe përkushtim “deri në përjetësi”.