Site icon Informohu siç duhet

Superkompjuteri zbulon favoritët për Champions League, ja kush pritet të ngrejë trofeun

Pas përfundimit të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve 2024/25, gara për trofeun më prestigjioz të klubeve evropiane ka hyrë në fazën përfundimtare, me vetëm katër skuadra të mbetura në lojë.

Sipas një analize të detajuar të superkompjuterit të Opta-s, favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon është Arsenali. Klubi londinez, që eliminoi me befasi Real Madridin – siç ishte parashikuar më herët nga Opta – ka tashmë 28.7% gjasa për ta ngritur trofeun për herë të parë në histori.

Menjëherë pas “Topçinjve”, renditet Interi me 25.5% shanse për sukses, ndërsa Paris Saint-Germain ndjek me 24%. Barcelona, ndonëse mbetet një forcë e respektuar, ka probabilitetin më të ulët mes katërshes finaliste, me 21.8%.

Si parashikon Opta?

Superkompjuteri i Opta-s përdor një model kompleks që kombinon të dhënat nga performanca historike dhe aktuale e skuadrave, si dhe shanset nga tregjet e basteve. Çdo ndeshje simulohet 10,000 herë për të ndërtuar një pasqyrë sa më të saktë të mundësive për secilën skuadër.

Exit mobile version