Vedat Muriqi është dëmtuar sërish te Majorka. Sulmuesi shqiptar u detyrua të lërë fushën e lojës, kur kronometrohej minuta e 37-të e ndeshjes me Selta Vigon.
Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni, që Muriqi vuan nga dëmtimet. Një problem mjaft i madh tashmë për të, pasi kishte rifituar formën e tij.
30-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy të tjerë gjatë këtij sezoni në La Liga. Tashmë mbetet për t’u parë sa gjatë do të mungojë.