FBI identifikoi dhe ekzekutoi 20-vjeçarin, Thomas Matthew Crooks si personin e armatosur të përfshirë në sulmin kundër ish-presidentit, Donald Trump.
“FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet në FBI.gov/butler ose të telefonojë 1-800-CALL-FBI.”- thuhet në njoftimin e FBI-së.
Mediat e huaja shkruajnë se 20-vjeçari ishte votues i regjistruar republikan. Ndërkohë raportohet se incidenti po hetohet si atentat dhe mund komplikojë më tej garën presidenciale.
Lajmi për vrasjen e atentatorit u konfirmua edhe nga vet Trump në një deklaratë në rrjetet sociale. Përvec tij ka mbetur i vdekur edhe një qytetar që ishte në tubim. Deri më tani raportohet edhe për dy persona të plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret.
Ish-presidenti Donald Trump, njëkohësisht kandidati për President të SHBA-ve u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. U plagos në veshin e djathtë ndërkohë mësohet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks i dyshuar si autori i sulmit u vra.