Një sulm ajror izraelit me goditje të jashtëzakonisht precize ka vrarë një anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë iraniane, në një ndërtesë banimi në Teheran. Pamjet e publikuara në rrjete sociale nga një faqe e lidhur me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, tregojnë momentin e goditjes që ka tronditur kryeqytetin iranian.
Raketa, sipas raportimeve, ka depërtuar drejtpërdrejt në dhomën e gjumit të komandantit, pa shkaktuar dëme në pjesën tjetër të apartamentit apo ndërtesës – madje edhe dritaret kanë mbetur të paprekura.

Sipas ushtrisë izraelite (IDF), sulmi ishte i targetuar dhe nuk pati viktima të tjera mes banorëve të pallatit, të cilët u evakuuan në kohë.
Ky incident shënon një tjetër episod në përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, ndërkohë që as autoritetet iraniane dhe as mediat zyrtare nuk kanë konfirmuar ende identitetin e viktimës apo detaje të mëtejshme për ngjarjen.


