Site icon Informohu siç duhet

Sulm rus me dronë në Detin e Zi: Goditen dy anije tregtare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Dy anije tregtare me flamur të huaj janë sulmuar nga dronë rusë në rajonin jugor të Odesës, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri i Ukrainës, Oleksiy Kuleba.

Sipas tij, një shtetas sirian humbi jetën si pasojë e sulmit, ndërsa persona të tjerë u plagosën gjatë goditjes ndaj mjeteve lundruese. Njëra nga anijet po lundronte drejt portit të Chornomorsk dhe mbante flamurin e Shën Kitsit dhe Nevisit, ndërsa anija tjetër ndodhej pranë portit të Odesës dhe ishte e regjistruar nën flamurin e Ishujve Komore.

Burime të Reuters bëjnë me dije se sulmet kanë ndodhur në ujërat e Detit të Zi, duke rritur më tej tensionet dhe rrezikun për lundrimin tregtar në këtë zonë strategjike.

Exit mobile version