Site icon Informohu siç duhet

Sulm me th*kë pranë ambasadës amerikane në Tokio, pla*oset një polic

TOKIO– Policia ka vënë në pranga nëj person pranë ambasadës amerikane në Tokio, pasi u kap me thikë. Sipas raportimit në mediat e huaja bëhet me dije se një efektiv policie u plagos gjatë incidentit, ndërsa motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë para vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Japoni. Sipas njoftimit zyrtar, Trump do të zhvillojë takime me Perandorin Naruhito dhe kryeministren e sapozgjedhur Sanae Takaichi gjatë qëndrimit të tij në Tokio, nga 27 deri më 29 tetor, raporton Reuters.

Për shkak të vizitës së nivelit të lartë, Policia Metropolitane e Tokios ka mobilizuar rreth 18,000 efektivë shtesë, për të garantuar sigurinë, raportoi më herët Kyodo Neës. Autoritetet japoneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi gjendjen e policit të plagosur apo mbi identitetin e autorit të sulmit./Radar.al 

Exit mobile version