Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në stacionin qendror të trenit në Hamburg, Gjermani, ku një sulm me thikë ka lënë të paktën 12 persona të plagosur.
Sipas raportimeve të para nga BILD, incidenti ndodhi në platformën 13/14. Fillimisht u raportua për tetë të plagosur, por autoritetet konfirmuan më pas se numri i të lënduarve është rritur dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Policia ka vënë në pranga një grua, e dyshuar si autore e sulmit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vijim.

