Site icon Informohu siç duhet

Sulm me molotov ndaj banesës së CEO-s së OpenAI/ Arrestohet 20-vjeçari në San Francisko

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Francisko, ku një 20-vjeçar është arrestuar pas një sulmi me koktej molotov ndaj banesës së Sam Altman, drejtorit ekzekutiv të OpenAI.

Sipas raportimeve të The New York Times, mjeti shpërthyes artizanal shkaktoi një zjarr në portën e jashtme të banesës, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Pas sulmit, i dyshuari është larguar në këmbë nga vendngjarja, por është identifikuar dhe arrestuar rreth një orë më vonë nga autoritetet. Ai dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar për një sulm të mundshëm edhe ndaj selisë qendrore të OpenAI.

Ende nuk është konfirmuar nëse Altman ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë, Allison Maxie, bëri të ditur se ndaj të arrestuarit pritet të ngrihen akuza, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të sulmit.

Exit mobile version