Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Michigan, ku një person sulmoi sinagogën “Tempulli i Izraelit”, që përfshin edhe një shkollë, duke u përplasur me automjet. Sipas njoftimit të Michael Bouchard, autori i sulmit është vrarë nga policia në vendngjarje.
Drejtori i Byroja Federale e Hetimeve (FBI), , e përshkroi ngjarjen si një “sulm me automjet”. Dhjetëra mjete emergjente janë në vendngjarje, ndërsa pamjet ajrore tregojnë tym që ngrihet nga sinagoga. Sipas sherifit Bouchard, deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur.
Policia ka kërkuar nga banorët e zonës të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa Departamenti i Sherifit të qarkut Oakland po kryen kontrolle në ndërtesë. Shkollat përreth janë vendosur në izolim për arsye sigurie.
Ngjarja po hetohet nga autoritetet, ndërsa komuniteti lokal është paralajmëruar të shmangë zonën derisa situata të stabilizohet.

