Suedia ka ngritur alarmin për një skenar të mundshëm ku Rusia mund të ndërmarrë një operacion të kufizuar ushtarak në Detin Baltik, me qëllim testimin e reagimit të NATO-s.
Sipas Shefit të Mbrojtjes suedeze Michael Claesson, Rusia mund të kryejë një ndërhyrje të vogël detare “në çdo kohë”, jo domosdoshmërisht në shkallë të gjerë, por mjaftueshëm për të testuar reagimin politik dhe ushtarak të aleancës.
Zyrtarët e sigurisë në Evropë kanë shprehur shqetësim në rritje për situatën në Deti Baltik, ku aktiviteti ushtarak rus dhe tensionet me vendet e NATO-s janë shtuar ndjeshëm.
Sipas analizave ushtarake, skenarët e mundshëm përfshijnë edhe zbarkime të kufizuara në ishuj strategjikë si Gotland, Bornholm dhe ishuj në Estonia, megjithëse paralajmërimet përfshijnë edhe objektiva më të vegjël dhe më pak të mbrojtur.
Ekspertët theksojnë se një përfundim i luftës në Ukraina mund t’i lejojë Rusisë të riorganizojë forcat e saj dhe të rrisë presionin në krahun lindor të NATO-s.
Ndërkohë, vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rritur masat mbrojtëse, duke përforcuar kufijtë dhe duke zhvilluar struktura të reja mbrojtjeje përballë rritjes së tensioneve në rajon.

