Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja e ish-ministres britanike Widdecombe, prokurorët: U godit 21 herë në kokë me çekiç! Kamera në shtëpi regjistroi ngjarjen

    “Facebook fals, karakter origjinal”/ Rama i “dërgon” një korb komentuesit: Edhe qorr, edhe llapë, edhe me call center

    A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    S’ua kishte marrë mendja. Zbardhet lista e plotë e banorëve të Big Brother

    October 19, 2024
    S’ua kishte marrë mendja. Zbardhet lista e plotë e banorëve të Big Brother

    Ditën e djeshme startoi sezoni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” dhe për rrjedhojë u zbulua lista e plotë e banorëve që u bënë pjesë e spektaklit:

    Këngëtarja Rovena Stefa

    Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rovena Stefa, e cila jeton dhe vepron kryesisht në Kosovë, është bërë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Ajo hyri në shtëpi duke interpretuar live këngën e saj të njohur “Dasma” dhe tha se ka shumë për të dhënë në këtë aventurë.

    Kevin Edmond – banori i dytë i Big Brother VIP Kosova 3

    Kevin Edmond, këngëtar me prejardhje latine që jeton në Suedi, është banori i dytë që futet në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Ai ka lidhje me Kosovën përmes rrënjëve të nënës së tij nga Ferizaj.

    Diana – banorja e tretë e Big Brother VIP Kosova

    Modelja shqiptare, Diana, e cila jeton në Norvegji, është banorja e tretë që hyn në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo synon që të bëhet gruaja e parë që fiton këtë edicion.

    Aktori Besfort Daka – banori i katërt

    Aktori Besfort Daka, i njohur për rolet e tij komike, është banori i katërt që i bashkohet këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Ai është lindur dhe rritur në Prishtinë

    Reperja Bay T

    Reperja e re nga Mitrovica, Bay T, tekstshkruese dhe këngëtare, është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. Ajo pret që të jetë një nga konkurrentet më të diskutuara të këtij edicioni.

    Gazetari Vullnet Krasniqi

    Gazetari Vullnet Krasniqi, i cili ka themeluar faqen e tij të lajmeve “Sateliti”, është bërë banori i gjashtë që futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

    Aktorja Sara Kolami – banorja e shtatë

    Aktorja Sara Kolami është banorja e shtatë në BBVK 3, duke bërë një hyrje spektakolare e veshur si Marilyn Monroe.

    Leonardo Gashi

    Influencuesi i TikTok-ut dhe këngëtari Leonardo Gashi, i cili ka lindur dhe është rritur në Gjermani, është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 3.

    Burim Vatovci futet në shtëpinë e BBVK 3

    Banori i radhës në Big Brother VIP Kosova 3 është Burim Vatovci.

    Drilon Rama – boksieri në BBVK 3

    Boksieri Drilon Rama, i cili është lindur dhe rritur në Gjermani, është pjesë e këtij edicioni.

    Rezart Veleshnja në BBVK 3

    Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është banori më i ri që i bashkohet Big Brother VIP Kosova 3, pas një karriere të gjatë në televizion.

    Lumbardhi rikthehet në BBVK 3

    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka bërë një rikthim në këtë edicion si i ftuar special.

    Gresa Gashi – banorja e re në BBVK 3

    Aktorja Gresa Gashi, e njohur për rolin e saj si ‘Stima’ në serialin “O Sa Mirë”, u bë pjesë e BBVK 3, duke bërë një hyrje të veçantë me parashutë.

    Florjeta Seferi – artiste e makijazhit në BBVK 3

    Florjeta Seferi, artiste e makijazhit nga Drenasi, që jeton në Itali, është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 3.

    Arion futet në BBVK 3

    Reperi i ri nga Prishtina, Arion, është bashkuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

    Xheneta Fetahu – modelja nga Suedia

    Bukuroshja Xheneta Fetahu, e cila ka jetuar në Suedi, është banorja e radhës që futet në BBVK 3.

    Aria dhe Gjesti futen në BBVK 3

    Këngëtarja dhe artistja e makijazhit Arjeta Palushaj, e njohur si Aria, dhe reperi Gjesti, u bashkuan në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

    Mevlan Shaba në BBVK 3

    Mevlan Shaba, i njohur për pjesëmarrjen e tij në “Përputhen”, është një prej banorëve të Big Brother VIP Kosova 3.

    Ana Ejupi

    Ana Ejupi, influencuese e rrjeteve sociale nga Prishtina, është banorja e parafundit që hyri në Big Brother VIP Kosova 3.

    Drenusha Latifi – banorja e fundit

    Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur Drenusha Latifi, është banorja e fundit që u fut në BBVK 3, duke deklaruar se synon fitoren e këtij edicioni.

     

    big brother kosove lista e plote
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja e ish-ministres britanike Widdecombe, prokurorët: U godit 21 herë në kokë me çekiç! Kamera në shtëpi regjistroi ngjarjen

    July 22, 2026

    “Facebook fals, karakter origjinal”/ Rama i “dërgon” një korb komentuesit: Edhe qorr, edhe llapë, edhe me call center

    July 22, 2026

    A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

    July 22, 2026

    Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, makina përfundon mes gardhit metalik. Plagoset 31-vjeçari

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.