Site icon Informohu siç duhet

Stuhia godet Belshin! Breshër i dendur, rrugët bllokohen, Policia apelon qytetarët: Shmangni lëvizjet e panevojshme!

Një stuhi e fortë shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri ka “paralizuar” qarkullimin në zonën e Belshit dhe Peqinit këtë të premte pasdite.

Breshëri i dendur ka krijuar vështirësi serioze në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, ndërsa rrugët kryesore janë mbuluar nga uji dhe copat e akullit, duke sjellë bllokime në trafik.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjeve dhe, nëse është e mundur, të shmangin daljet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

Autoritetet janë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar në zhbllokimin e akseve më të rëndësishme.

Exit mobile version