Një stuhi e fuqishme, shoqëruar me erëra të forta dhe reshje të befasishme, ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes pushuesve.
Çadrat dhe shezlongët u përmbysën dhe u fluturuan nga era, ndërsa vizitorët u detyruan të largohen shpejt për t’u strehuar. Situata, që zgjati vetëm disa minuta, mjaftoi për të boshatisur të gjithë vijën bregdetare të qytetit.
Fatmirësisht, nuk ka raportime për të lënduar.


