Site icon Informohu siç duhet

Studioja tronditet nga tërmeti, moderatorja e tmerruar, por vazhdon “Live”

Turqia është goditur sërish nga tërmete të fuqishme, ku më i rëndi u regjistrua me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, duke shkaktuar panik në disa qytete, përfshirë edhe Stambollin.

Sipas Drejtorisë së Menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti më i fortë ndodhi në një thellësi prej 6.92 kilometrash dhe u parapri nga dy lëkundje të tjera më të lehta. Megjithëse deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale, një person raportohet i lënduar pasi kërcyu nga ballkoni nga frika – megjithatë, kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Një ndër momentet më dramatike u kap gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion, kur moderatorja e një emisioni përjetoi panikun e tërmetit në studio. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe tregojnë tronditjen e saj teksa studioja dridhet nën lëkundjet sizmike. Megjithatë ajo vazhdon transmetimin.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se ekipet e emergjencës janë në terren për të vlerësuar situatën dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara.

AFAD ka paralajmëruar për mundësinë e pasgoditjeve dhe u ka kërkuar banorëve të rajoneve të prekura të tregojnë kujdes.

Exit mobile version