Edhe pse disa studime kanë sugjeruar se vera e kuqe mund të ketë përfitime për zemrën në mënyrë të moderuar, kërkimet e fundit tregojnë qëndrime të kundërta. Stockwell vuri në dukje se, “Të konsumosh alkool mund të sjellë pasojat e veta për shëndetin dhe të mendojësh se kjo është një shenjë e shëndetit të mirë është një gabim i madh”.
Ai gjithashtu theksoi se interpretimet e gabuara të studimeve mund të çojnë në ide të gabuara se alkooli është pozitiv për shëndetin tonë.