Seanca e sotme gjyqësore e zhvilluar ndaj nëntë të akuzuarve, për dosjen “Sterilizimi”, ku në mesin e të pandehurve ndodhet dhe ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtyrë sërish.
Burimet bëjnë me dije se beqaj ka qenë i pranishëm në gjykatë mirëpo avokati i tij kërkoi përmes postës elektronike shtyrjen e kësaj seance.
Sipas Ermal Yzeiraj njoftoi gjykatën se është në një seancë tjetër ndaj ishte e pamundur pjesëmarrja e tij.
Ndërsa Beqaj u shpreh se do të gjejë një avokat të dytë që gjykimi të mos shtyhet më. Por nga ana e gjykatës u vendos me gjobë prej 30 mijë lekësh mungesa e Ermal Yzeirajt.
Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik, pasi prej disa kohësh ishte në hetim pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
Kujtojmë se Beqaj u burgos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
9-vjeçari me dy krahët e prera/ Kjo është fotoja e vitit, e zgjedhur nga World Press Photo!