Site icon Informohu siç duhet

“Stë vunë njerëzit kryetar të dridhje çelësat”- Rama: Nxora Tiranën nga v*rri, më 11 maj do na votojnë më shumë se asnjëherë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa komenteve në rrjetet sociale të ndjekësve kritikë të tij, teksa paralajmëron një fitore të mandatit të katërt për PS në zgjedhjet e 11 majit.

Komentuesja: S’të kanë bërë nder njerëzit dhe të vunë kryetar që ti të dridhje çelësat, të mandatuan që të kryeje detyrat, jo të na shesësh mend, por të punosh ditë natë.

Rama: Nuk më kanë vënë njerëzit të dridhja zinxhirët, por ka një pyetje të cilës duhet ti përgjigjesh. Pse u desh të vija unë se aty ishin të tjerët? Dhe njerëzit dhe ata për detyrën i kishin vënë. Detyrën të bëjnë të gjithë e te detyra dallohen dhe udhëheqësit dhe fshesaxhinjtë. Ndaj xhan unë vërtet nuk e kam ulur qiellin në tokë por Tiranën nga varri e kam nxjerrë, kush nuk do ta shohë nuk është problem.

Pse kur Tiranën e mori me dhunë këneta ajo ngeci, dhe as sahati i Tiranës nuk punonte, apo ngaqe të gjithë jemi njësoj?

Jo jo nuk jemi njësoj, ndaj Shqipëria nuk është më sot Kandahar.

Një tjetër komentuesi Rama i përgjigjet: Besoj je gabim se sipas teje kot voton populli e kot zgjidhen qeveritë se kushdo të jetë ato që janë për tu bërë do bëhen. Jo jo, se po ta bënte koha nuk do ishte ca ndërto e ca shkatërro.Populli na i ka thënë 7 herë në 7 për ta drejtuar Tiranën e ndaj jo më kot në 11 maj do votojnë PS më shumë se asnjëherë tjetër dhe për Tiranën, të tjerat janë llafe e ngjarje që nesër do i përkasin harresës.

Exit mobile version