Informohu siç duhet

Statistikat e UEFA-s flasin qartë, kilometrat lënë në baltë Kombëtaren kundër Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 1 me 1 përballë Letonisë. Rezultat zhgënjyes në transfertë, që vjen pas barazimit pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”.

UEFA ka publikuar statistikat kryesore për këtë ndeshje. Një ndër to është distanca e përshkruar në fushën e lojës nga lojtarët.

Letonia dukshëm ka vrapuar më tepër, për të fituar barazimin. 111.4 kilometra është distanca e përshkuar, kundrejt 104.6 kilometra të Shqipërisë.

Kuqezinjtë e Silvinjos kanë përshkuar kështu 6.8 kilometra më pak. Distancë kjo e konsiderueshme./PanoramaSport

“Kemi bërë gabime!”/ Duka ka ende besim: Rikthehemi më të fortë në shtator

Goditi me levë në kokë 25-vjeçarin dhe e kan*si me pi*toletë sportive, në pranga dy persona

Michele Morrone i vë “flakën” rrjetit, gjysmë i zhveshur aktori italian tregon trupin me muskujt

Exit mobile version