Po ju deri më tani a keni dëgjuar ose parë serialin e shumëpërfolur “Adolesence”?
Nëse jo në po ju japim një përmbledhje të serialit që rrëmbeu zemrat e të gjithëve:
Ndryshe nga filmat e tjerë që bazohen në histori romantike, dramë ose horror, seriali në fjalë, i përbërë nga 4 episode, le të themi i zoton pak nga të gjitha këto. Bëhet fjalë për vrasjen e një 13-vjeçareje që dyshohet se u krye nga një bashkëmoshatar i saj, Jamie Miller. Pas disa hetimeve të bëra në lidhje me rastin që tronditi vendin, policia vuri në pranga autorin e dyshuar, Jamie Miller. I frikësuar gjithashtu dhe një djalosh kokëfortë, Jamie këmbëngul se vrasja nuk ka ndodhur nga ai. Mirëpo nga ana tjetër ai nuk është i aftë të mbrojë veten pas disa pyetjeve që synojnë marrjen e përgjigjes së saktë. Në momentin që policia i tregon videon ku shfaqet ai së bashku me viktimën të cilën e godet afro 7 herë me thikë nëpër trup, Jamie shtanget. Shikon të atin (i cili u pranua të ishte prezent në momentin e marrjes së dëshmisë të së birit) dhe sërish shprehet se ai s’do e bënte kurrë diçka të tillë. Mirëpo mungesa e armës së përdorur (thika) shtyen më tej dhe dhënien e një akuze të saktë për të miturin. Nën shoqërimin e të atit të tij, Jamie refuzon të japë detaje të mëtejshme për të zbuluar se ku ishte në orët kur shoqja e tij mbeti e vrarë, duke vështirësuar kështu zbardhjen e ngjarjes. Ditët i kalojnë në paraburgim dhe pas shumë seancave me psikologen si dhe dhënien e dëshmisë për policinë, Jamie njofton familjen e tij nëpërmjet një telefonate shokuese që ai do e pranojë krimin. Në këtë moment pamja e babait të tij ndryshoi tërësisht. Ndonëse ekzistonin prova të shumta se Jamie mund të ishte autori kryesor i ngjarjes, babai së fundmi po merrte disa sinjale nga njerëz të panjohur që djali i tij nuk kishte gisht në këtë mes, çka e dyzuan shumë.
Një film i cili në thelb përmbën problematikat e adoleshencës, zbehjen e marrëdhënies prind-fëmijë, gllabërimi i shoqërisë në një botë online ku ti në shumicën e rasteve vetëm bullizohesh, rënia e autoritetit të mësuesve dhe shumë të tjerëve. Tregohet qartazi se në çfarë ndryshimi drastik ka pësuar rinia e sotme krahasuar me brezat e mëparshëm.
Në lidhje me këtë film kryeministri britanik Keir Starmer shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Netflix për ta bërë këtë serial “revolucionar” të transmetohet falas në shkollat e gjithë vendit.
“Si baba, duke parë këtë serial me djalin dhe vajzën time adoleshente, mund të them se pati një ndikim të madh tek unë,” deklaroi ai pas takimit me bashkë-skenaristin e “Adolescence” Jack Thorne.
“Siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”.
Një dramë, episodet e së cilës janë filmuar në një xhirim të vetëm dhe të pandërprerë, bëri histori në televizionin britanik këtë muaj duke u bërë seriali i parë i një platforme streaming që kryeson listat e shikueshmërisë në TV./ Radar.al