Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar pas rezultateve të para të zgjedhjeve lokale në Mbretëria e Bashkuar, ku Partia Laburiste ka pësuar humbje të konsiderueshme.
Në deklaratën e tij, Starmer pranoi se qeveria ka bërë edhe gabime, pavarësisht vendimeve që i cilësoi të nevojshme për stabilizimin e ekonomisë dhe investimet në shërbimet publike.
“Puna ime tani është të përcaktoj hapat që do të ndërmarrim për të sjellë ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse do të japë dorëheqjen pas rezultateve zhgënjyese, Starmer e mohoi kategorikisht këtë mundësi.
“Jo. Nuk do të largohem. Ne u zgjodhëm për t’u përballur me këto sfida dhe kjo është ajo që do të bëjmë”, deklaroi kryeministri britanik.
Ai shprehu gjithashtu keqardhje për kandidatët dhe këshilltarët lokalë të humbur në zgjedhje, duke vlerësuar kontributin e tyre në komunitet dhe shërbimin publik.
Starmer theksoi se synon të përmbushë mandatin e tij pesëvjeçar dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i qeverisë.


