EKUADOR– Në botën e futbollit ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Justin Cornejo, futbollisti nga Ekuadori, portier i skuadrës së Barcelonës ka humbur jetën në spital për shkak të një aksidenti.
Cornejo edhe pse disa ditë në terapi intensive në spital, ku e kishin dërguar me urgjencë pas pasi ishte rrëzuar në tualet nuk ka mundur t’ia dalë.
“Asnjë fjalë apo frazë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ndiejmë tani. Kujtimi që na lini do të jetë ai që na jep forcën që na nevojitet për të dalë nga kjo situatë. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prehsh ne paqe mik. Të duam shumë, është ky mesazhi i klubi të Eukuadorit.