Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me qytetarët pamje nga QSUT, duke theksuar se po punohet për finalizimin e detajeve të fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare.
Ky investim konsiderohet një ndër më të rëndësishmit në sistemin shëndetësor shqiptar dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimet për pacientët me sëmundje të zemrës.
“QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke rikujtuar përkushtimin e qeverisë ndaj shëndetësisë dhe modernizimit të saj.
Spitali i ri pritet të jetë një qendër referimi për kirurgjinë kardiovaskulare në vend, duke sjellë standarde të larta trajtimi dhe pajisje moderne për pacientët.
Radar.al


