Kryeministri Edi Rama ia ka besuar Tiranën për t’u përgatitur për zgjedhjet e vitit 2025 tre emrave. Elisa Spiropali, Erjon Veliaj dhe Ogerta Manastirliu do punojnë për të siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Këtë të shtunë, Spiropali ia ka kaluar stafetën që mbante si drejtuese politike e qarkut Shkodër, Benet Becit.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto teksa konsumon një lëng me Benet Becin në Shkodër dhe shkruan:
“Shkodra e dashur si gjithmonë, edhe kur kalon stafetën pas një udhëtimi të bukur politik e njerëzor”.
Drejtuesit për çdo qark:
Tiranë Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu dhe Erion Veliaj
Durrës-Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë -Bledi Çuçi
Dibër- Blendi Gonxhe

