Site icon Informohu siç duhet

Spikerja e lajmeve “përplaset” me Erjona Rusin: Abuzove me titullin, nuk e kam thënë diçka të tillë

Spikerja e lajmeve “përplaset” me Erjona Rusin: Abuzove me titullin, nuk e kam thënë diçka të tillë

Spikerja e lajmeve Kostana Morava ka reaguar publikisht pas një interviste që ka dhënë pasditen e djeshme për Top Channel. Ajo shprehet se kolegia Erjona Rusi ka gënjyer me lajmin se atë e ka ngacmuar një ish-drejtor.

Moderatorja Kostana Morava: Historia si ish-drejtori i TV më ka ngacmuar seksualisht”, ky është titulli i lajmit të pasqyruar nga televizioni ku Kostana ka qenë e ftuar dhe ka dhënë intervistë. Megjithatë, spikerja theksoi se titulli është i gënjeshtërt.

“Top Channel dhe Erjona Rusi kanë gënjyer publikun dhe mua me titullin pornografik që i kanë vënë intervistës time. Nuk kam thënë kurrë që më ka ngacmuar një ish-drejtor”, sqaron Kostana Morava, duke shtuar se që në fillim është gënjyer për temën dhe përmbajtjen e intervistës.

“Më ka gënjyer që në fillim kur më ftuan. Më kanë thënë që do flas për jetën time dhe më kanë shkurtuar mbi 20 minuta të intervistës. Nuk më kanë thënë kurrë që do pyetem si në prokurori për ngacmimet sexuale në puneë”, vijon Kostana.

Sqarimi i plotë i Kostana Moravës:

“TOP CHANNEL dhe ERJONA RUSI kanë gënjyer publikun dhe mua me titullin pornografik që i kanë vënë intervistës time. Nuk kam thënë kurrë që më ka ngacmuar një ish-drejtor.

Gazetarja Erjona Rusi ka gënjyer publikisht duke vendosur një titull të pavërtetë. Unë kam dhënë intervistë ku flas për jetën time nga e cila Erjona Rusi ka prerë mbi 20 minuta të intervistës. Më ka pyetur a ka ngacmime në tv dhe kam thënë që drejtuesit e mediave i ngacmojnë gratë.

Më ka gënjyer që në fillim kur më ftuan. Më kanë thënë që do flas për jetën time dhe më kanë shkurtuar mbi 20 min të intervistës. Nuk më kanë thënë kurrë që do pyetem si në prokurori për ngacmimet sexuale në punë. Nuk më kanë vënë në dijeni për titullin abuziv dhe të gënjeshtërt që i kanë vënë intervistës. Këtë çëshjte unë do ta ndjek deri në fund”.

Intervista e publikuar në webfaqen e televizionit Top Channel:

Kostana Morava: Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos po të panë që je pak simpatike dhe je kaq e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë vetë. Kjo është e para.

Nuk kanë asnjëri guximin të ulen, të mendojnë dhe ta shohin nga perspektiva e tyre, që është gjë shumë e shëmtuar. Nuk e di nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kryesisht për një personazh, i cili është bërë për mua një problem shumë i madh në ato vite.

Jam detyruar të largohem nga puna, kam kaluar situatë tepër stresuese nga ana psikologjike. Nuk dua të tingëllojë patetike kjo që do them, por është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, vajzën e tij…”

Erjona: Pra, është i martuar?

Kostana: Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, nuk do ishte aq i tmerrshëm ngacmimi i parë. Kostana shtoi se personi në fjalë ka qenë drejtues televizioni.

 

Exit mobile version