Interi dhe Barcelona kanë barazuar 3-3 edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, duke e çuar përballjen në shtesë. Kjo është hera e dytë që shifrat përfundojnë të barabarta, pasi ndeshja e parë në Spanjë gjithashtu përfundoi 3-3, duke sjellë shumë emocione dhe rikthime.
Ndeshja e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” u hap me një dominim të Interit, që luajti mirë në mbrojtje dhe ishte i shpejtë në kundërsulme. Në minutën e 21-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Denzel Dumfries pasoi për Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e parë për 1-0. Barcelona kërkoi penallti për një prekje me dorë të një lojtari të Interit, por gjyqtari e refuzoi kërkesën.
Interi ishte i afërt me golin e dytë, por përpjekjet e Henrikh Mkhitaryan dhe Hakan Calhanoglu nuk arritën të gjejnë rrjetën. Në minutën e 42-të, Interi fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të Pau Cubarsi ndaj Lautaro Martinezit. Hakan Calhanoglu ishte saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar rezultatin në 2-0.
Në pjesën e dytë, Barcelona reagoi fuqishëm, duke shënuar golin e parë me Eric Garcia në minutën e 54-të pas një asistimi të saktë nga Gerard Martin. Pas disa tentativave të humbura, Barcelona barazoi në minutën e 57-të me Dani Olmo, që shënoi pas një pasimi tjetër të Martin.
Në minutën e 68-të, Barcelona kërkoi penallti, por pasi rishikohej ndërhyrja, gjyqtari anuloi vendimin për të. Pas disa mundësive të humbura, Barcelona e gjeti golin e dytë në minutën e 88-të me Raphinha, që shënoi pas dy tentativave të pasuksesshme për 3-2.
Në minutat e mbetura, Interi u hodh në sulm dhe, pas disa tentativave, e gjeti barazimin në kohën shtesë. Francesco Acerbi shënoi një gol të bukur nga zona e 16-metërshit për të bërë shifrat 3-3.
Pas këtij rezultati, me gjithsej 6 gola të barabarta në përballjen dy ndeshjesh, Interi dhe Barcelona do të shkojnë në shtesë për të përcaktuar se kush do të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve.


