Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Spanja në alarm nga flakët, 7 vi*tima në valën më të rëndë të zjarreve në dy dekadat e fundit

    August 15, 2025

    Spanja po përballet me një krizë të rëndë zjarresh, teksa 14 vatra të mëdha po shkrumbojnë vendin dhe kanë marrë jetën e shtatë personave vetëm këtë muaj. Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e pafavorshme — një valë e të nxehtit që ka zgjatur 12 ditë dhe erërat e forta nga jugu — po e bëjnë luftën me flakët edhe më të vështirë, duke e kthyer këtë verë në më të rëndën për zjarret në 20 vitet e fundit.

    Sipas Virginia Barcones, drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve të emergjencës, situata është veçanërisht kritike në pjesën perëndimore të vendit. Në Galicia, disa vatra u bashkuan duke formuar një mega-zjarr që detyroi mbylljen e rrugëve dhe linjave hekurudhore drejt rajonit. Flakët nga provinca Ourense u përhapën edhe në Zamora, duke shkaktuar evakuime masive, ndërsa disa banorë zgjodhën të qëndrojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

    Agjencia kombëtare e motit AEMET ka paralajmëruar për rrezik ekstrem në veri dhe perëndim të vendit, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 40°C. “Sot do të jetë një tjetër ditë shumë e vështirë, me rrezik ekstrem për zjarre të reja”, shkroi në X kryeministri Pedro Sanchez.

    Një nga zjarret më të mëdha në historinë e Spanjës, pranë Molezuelas de la Carballeda në Castile dhe Leon, nuk ka avancuar që nga e enjtja, sipas kreut të shërbimit të zjarreve pyjore në rajon, Angel Sanchez, por mbetet jashtë kontrollit. Shpesh, flakët përhapen me aq shpejtësi sa zjarrfikësit humbin kontrollin brenda pak minutash.

    Policia ka arrestuar dy persona në Costa da Morte të Galicias, të dyshuar për ndezjen e qëllimshme të zjarreve, pasi dogjën kabllo bakri për të nxjerrë metalin dhe për ta shitur.

    Deri tani, zjarret e këtij viti kanë djegur mbi 157 mijë hektarë tokë — gati dyfishin e mesatares vjetore që nga viti 2006, sipas të dhënave të Shërbimit të Informacionit mbi Zjarret Pyjore të Bashkimit Evropian.

    spanja viktima Zjarret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    January 14, 2026

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    January 14, 2026

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    January 14, 2026

    Shtëpia e Bardhë u paraqet banorëve të Groenlandës një zgjedhje simbolike: SHBA apo Rusi/Kinë

    January 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Do të heqin qafe një barrë të madhe”/ Pas 13 Janarit, 3 shenja të zodiakut i presin ditët pozitive

    Parashikimi i horoskopit 14 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 13 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.