Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar la në burg ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në lidhje me akuza të fshehjes së pasurisë dhe mashtrimit.
Sipas informacioneve nga Ora News, një prej provave që SPAK ka përdorur është komunikimi i punonjësve të restorantit ‘GZONA’, të cilët raportojnë për aktivitetet e Ilir Beqaj në lidhje me pronësinë e restorantit.
Në bisedat e përgjuara, administratori Gazment Prenga shprehet se Ilir Beqaj ka kontroll mbi gjithçka dhe se Ermal Kurtulaj është ai që vendos për çdo gjë.
Ky informacion sugjeron që Beqaj mund të ketë pasur lidhje të ngushta me menaxhimin e restorantit përmes individëve të tjerë.
Përveç kësaj, edhe familjarët e Ilir Beqaj janë përmendur në biseda duke folur për restorantin ‘GZONA’ dhe ndryshimet që po ndodhin aty, duke theksuar lidhjen e tyre me këtë biznes.
Në bisedën (dt. 07.07.2023) rezulton se biseda zhvillohet mbi ditën ky kontakti “Deborah Beqaj” pyet se “Si kaluat mbrëmë?”, ndërkohë kontakti “Ada Cuci” i pergjigjet se:
“Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë. Ka ardhur një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me dërrasa dhe është bërë me 2 pjesë’‘.
Ky informacion përdoret nga SPAK për të mbështetur akuzat e tyre për fshehje pasurie dhe lidhje të dyshimta me biznese private në kundërshtim me detyrën publike të Beqaj-si.