Pavarsisht se disa përkrahës të zjarrtë të mazhorancës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë opozitarë si Berisha e Meta, apo disa përkrahës të zjarrtë të opozitës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë mazhoritarë si Rama e Veliaj, shumica dërrmuese e shqiptarëve të këtushëm japin një vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut deri më sot. Sondazhe të shumta (ndër të cilat edhe Barometri rigoroz i CSDG, i drejtuar nga unë në terren), tregojnë se 65%-70% e banorëve të rritur anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e SPAK-ut.
Ky opinion pozitiv i përhapur gjerësisht për SPAK-un ndër shqiptarët e thjeshtë ka bërë që ata ti drejtohen dyrve të tij për çfarëdo çështje që i shqetëson. Madje në ndonjë rast, edhe me pasoja tragjike vetëvrasje!
SPAK-u është një strukturë e posaçme që merret me korrupsionin në nivele të larta të politikës dhe me krimin e organizuar. Dhe në këtë fushë, ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme – ish kryeminstra, zv.kryeministra, ministra, kryebashkiakë, deputetë, kryekriminelë janë dërguar e po dërgohen drej burgut.
Për çështjet e tjera, qytetarët duhet t’i drejtohen prokurorive dhe gjykatave të qarqeve!