Site icon Informohu siç duhet

SPAK tjetër operacion për goditjen e call center në Tiranë, kontrolle në disa ambiente

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një tjetër operacion po zhvillohet kundër mashtrimeve me call-center.

Bëhet me dije se aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe po ushtrohen kontrolle në disa ambiente. Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.

Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që u zhvatën evropianëve 50 mln euro. 10 persona ranë në pranga, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Vetë SPAK, në muajin janar, çoi në pranga 8 anëtarë të një grupi kriminal të mashtrimit me Call Center, të cilët aktivitetin e ushtronin në dy kulla luksoze në Tiranë./Radar.al

Exit mobile version