Site icon Informohu siç duhet

SPAK shqyrton izolimin në regjimin 41-bis për 5 të burgosur, dyshohet për kontakte me grupe kriminale

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po shqyrton kërkesat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vendosjen në regjimin e ashpër 41-bis të pesë të burgosurve, të cilët dyshohet se vazhdojnë të mbajnë kontakte me grupe kriminale. Emrat e tyre mbeten sekret, por ky informacion përmendet në raportin vjetor të SPAK.

SPAK monitoron çdo komunikim dhe takim të të dënuarve për të vlerësuar nëse ka elementë të mjaftueshëm për të vendosur izolimin e tyre sipas modelit italian 41-bis, i cili përdoret për izolimin e kriminelëve të organizuar si Cosa Nostra. Vendimi final për mbylljen në këtë regjimin e ashpër firmoset nga Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, nëse SPAK konfirmon dyshimet.

Sipas raportit, gjatë vitit Drejtoria e Burgjeve ka dorëzuar në total 9 kërkesa për vendosjen e të burgosurve në 41-bis, bazuar në dyshimet për kontakte të dyshimta nga qelia. Për katër prej tyre, SPAK, pas përgjuarjeve dhe vlerësimit të provave, ka vendosur të mos nisë procedurat për regjimin e ashpër.

Nga dy regjimet e hapura për izolim total, njëri është përdorur për të mbrojtur dhe mbajtur të veçuar nga të burgosurit e tjerë individët që bashkëpunojnë me drejtësinë, ndërsa tjetri ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku aktualisht nuk ka të burgosur në 41-bis.

Exit mobile version