Site icon Informohu siç duhet

SPAK rikthen vëmendjen tek ngjarjet e 21 janarit, Berisha: Krim shtetëror pa dashje

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ripërsëriti para SPAK qëndrimin e tij lidhur me ngjarjen tragjike të 21 janarit, ku humbën jetën katër persona.

Berisha deklaroi se ajo ngjarje ishte një krim shtetëror, por theksoi se ekzistojnë dy versione: “Unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror ka dy forma: me dashje dhe pa dashje,” tha ai.

Në anën tjetër, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka theksuar së fundmi se dosja e 21 janarit është një nga çështjet më prioritare për Prokurorinë e Posaçme.

Radar.al

Exit mobile version