Site icon Informohu siç duhet

SPAK mbyll hetimet ndaj kryebashkiakut të Tropojës, do i komunikohet akuza

Prokuroria e Posaçme, SPAK i ka mbyllur hetimet ndaj kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberi dhe Abedin Kërnaja.

Para se dosja të dorëzohet në gjykatë, Byberi do njihet nga SPAK zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj tij.

Akuza është ajo e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.

Dosja hetimore përmend si shkelje të kryebashkiakut dhe ish nën-kryetarit të bashkisë dhënien e një lejeje ndërtimi në komunën Margegaj.

Ai dyshohet se e kreu shpërdorimin e detyrës gjatë kohës kur mbante detyrën e kryetarit të komunës.

Kujtojmë se Rexh Byberin vazhdon ende detyrën e tij si kryeashkiak edhe pse i hetuar nga SPAK.

Exit mobile version