Mëngjesin e sotëm u njoftua se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit mbërritën në derë të shtëpisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me një mandat për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Teksa lajmi u përhap nëpër media të ndryshme, nga ana tjetër mësohet se Veliaj ndodhet në Hamburg për një vizitë dy ditore.
Ka qenë zyra e tij e shtypit ajo njoftoi për zhvillimet e takimeve me Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher dhe Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit.
Më tej mësohet se në shtëpinë e kryebashkiakut në momentin që hetuesit e BKH-së arritën, aty kanë qenë prezent bashkëshortja e tij dhe djali i mitur.
Ndërkohë SPAK akoma nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vendimin për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt.

