Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK dhe Policia arrestojnë 2 punonjës të IMT-së, 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)

    August 27, 2025
    SPAK dhe Policia arrestojnë 2 punonjës të IMT-së, 2 të tjerë në kërkim

    Katër urdhër-arreste janë lëshuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK për punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Tiranë, për akuzën e korrupsionit.

    Pas lëshimit të urdhër-arresteve, policia nisi ekzekutimin e tyre, duke bërë të mundur arrestimin e dy punonjësve të IMT Tiranë dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, gjithashtu punonjës të këtij institucioni.

    Të arrestuarit janë Gerald Fuçia dhe Edmond Çela. Ata ndodheshin së bashku në një lokal të njohur në zonën e Kombinatit në kryeqytet në momentin kur u arrestuan. Ndërsa në kërkim janë Klajdi Zhilla dhe Niko Zmalaj.

    Këta persona dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për të mos hequr tendat dhe strukturat metalike të lokalit. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një shumë rreth 1 mijë euro.

    Ndërkohë, mësohet se 2 persona të tjerë, menaxheri dhe kamarieri i lokalit, do të hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të fshihnin paratë.

    Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, në të gjithë vendin ka nisur një aksion me porosi të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, duke hequr tendat e lokaleve që ishin vendosur pa leje.

    Operacioni i SPAK dhe Policisë u zhvillua pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se punonjësit e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve.

    Gjithsesi, aksioni është në zhvillim për shkak të dy personave që janë ende në kërkim.

    2 të tjerë në kërkim SPAK dhe Policia arrestojnë 2 punonjës të IMT-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.