Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Europa i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë nga Trump: Përgjegjësia për paqen është dhe e jonë

    “Qeni u tremb nga gjuetarët”, 2-vjeçari shqiptar sulmohet për vde*je nga pitbulli në Greqi, flet e ëma

    Raporti i KLSH: Siguria në shkolla përkeqësohet, mungon koordinimi institucional

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    TIRANË– Rreth 335 mijë qytetarë janë thirrur sot në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në pesë bashki të vendit: Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat. Bashkia me numrin më të madh të votuesve është Vlora, me afro 171 mijë zgjedhës, ndërsa më e vogla është Tepelena, me rreth 13 mijë votues.

    Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka kandiduar Brunilda Mersinin në Vlorë, Ervin Cecën në Berat, Gramoz Sakon në Tepelenë, Florenc Dokën në Cërrik dhe Altin Bojnin në Mat.

    Opozita e bashkuar nuk ka paraqitur kandidatë politikë, por ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur.

    Në Vlorë, ajo mbështet Dionis Sotën, ndërsa në garë ndodhet edhe Gjergj Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur në listat e Partisë Demokratike në vitin 2023.

    Për Bashkinë e Beratit, opozitarët mbështesin Pavlo Shkarpën, në Tepelenë garon Gabriel Guma, ndërsa në Cërrik janë në garë Amarildo Hoxha (i pavarur) dhe Eligert Hima, përfaqësues i “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

    Në Mat konkurrojnë Eduart Brahilika (i pavarur) dhe Suzana Pasha, ish-drejtuesja e Forumit të Gruas në PS.

    Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash. Mbi 600 efektivë do të jenë në terren përgjatë gjithë ditës, ndërsa janë marrë në ruajtje 473 qendra votimi dhe 9 godina ku ndodhen Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), ku do të zhvillohet edhe numërimi i votave. Kryebashkiakët që do të zgjidhen nga ky proces do të ushtrojnë mandatin e tyre deri në vitin 2027, kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e radhës për pushtetin vendor në të gjithë vendin./Radar.al

    Me gruan dhe fëmijën në krah, kandidati i pavarur për bashkinë Tepelenë: Qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur

    335 mijë qytetarë Zgjedhjet ne 5 bashki
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Europa i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë nga Trump: Përgjegjësia për paqen është dhe e jonë

    December 8, 2025

    “Qeni u tremb nga gjuetarët”, 2-vjeçari shqiptar sulmohet për vde*je nga pitbulli në Greqi, flet e ëma

    December 8, 2025

    Raporti i KLSH: Siguria në shkolla përkeqësohet, mungon koordinimi institucional

    December 8, 2025

    Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë (Foto)

    December 8, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Parashikimi i horoskopit 8 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.