Site icon Informohu siç duhet

Sot seanca për Fredi Belerin/ Eurodeputeti kërkon lirimin me kusht, mediat greke presin para gjykatës së Fierit

FIER– Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish eurodeputeti, Fredi Beleri, i cili kërkon lirimin me kusht.

Kujtojmë se tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
Fredi Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Ndërkohë prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për Belerin.

Në ndryshim nga seancat e tjera, këtë të hënë ka një interes më të madh nga mediat Greke. Mësohet se disa prej tyre janë prezentë para Gjykatës.

Exit mobile version