TIRANË– Sot, këtë të premte të 17 Tetorit në Tiranë në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Kjo protestë është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga shoqata të ndryshme të ish-luftëtarëve, si dhe qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
Tubimi është parashikuar për në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej”. Mësohet se në protestën që do të zhvillohet sot në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së do të marrin pjesë qytetarë, organizata dhe shoqata në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së. Ndërkohë nga politika, Partia Socialiste ka thënë se do të marrë pjesë, ndërsa Sali Berisha u shpreh se “është vendim politik i PD që të mos marrë pjesë në protestë”.
Po ashtu, Berisha tha dje se Edi Rama kishte përgatitur edhe një fjalim të gjatë, por më pas sipas tij e kanë detyruar që të mos marrë pjesë në protestë./Radar.al

